FOLKLOR

GRUPI POLIFONIK I SARANDES "ZERI I BILBILIT''

GRUPI POLIFONIK I SARANDES "ZERI I BILBILIT'' 1 km

Grupi polifonik “Zëri i Bilbilit” Sarandë është krijuar në vitin 2002 me vendimin gjykate nr.414 dat.20.09.2002Tiranë. Ai përfaqëson dhe propagandon vlerat artistike dhe historike të polifonisë, si një nga format më të hershme të muzikës popullore në Ballkan. Me koncertet e tij folklorike ai ndihmon në trasmetimin gojor dhe viziv të vlerave shpirtërore të krijuara nga populli nëpër shekuj. Gjate kësaj kohe grupi folklorik ka dhënë koncerte duke përfaqësuar Sarandën në festivalet folklorike. Gjirokastër,Peshkopi,Kukes,Vlorë,Kosovë,Mal Zi,Tetov,Janin,Korfuz,Hungari,Ceki,Sllovaki. të Ka dhënë koncerte në Sarandë, Ksamil, Delvinë dhe Përmet, vetëm dhe në bashkëpunim me grupet folklorike të Gjirokastrës dhe Delvinës, si dhe me solisten e Ansamblit Shtetëror të këngëve dhe valleve Mjeshtren e Madhe Irini Qirjako dhe valltarët e Ansamblit me Mjeshtrin e Madh Rexhep Celikun. Grupi polifonik ”Zëri i Bilbilit” ka regjistruar dy koncerte në Televizionin Kombëtar të Tiranës. Në 3 dhjetor 2006 grupi Zërii Bilbilit ka dhene koncert në Televizionin Kombëtar të Tiranës “Saranda përmes këngës dhe monumenteve” Ne muajn korrik 2009 me televizorin publik shqiptar u be rregjistrimi i dyte me titull ”Labia kenge qe ska te dyte” Ne muajn Tetor 2011 me televizorin publik shqiptar u be rregjistrimi i trete televiziv ”Te kendosh mes Bukurive” Ai ka një jetë të dendur artistike në kalendarin artistik të qytetit të Sarandës. Në repertorin e tij përfshihen përvec këngëve polifonike edhe valle burimore nga trevat e Sarandës si edhe valle të përpunuara me orkestrinën popullore. Përvec koncerteve një nga objektivat e këtij grupi ka qënë prezantimi i librave dhe veprimtarive me përmbajte folklorike , sikundër ka qënë në qeshor të vitit 2007 promovimi i librit të studjuesit Veis Sejko për eposin e kreshnikëve etj. Ne qershor 2013 me grupin e femijve 10 deri 13 vjec ka marre pjese ne festivalin nderkombetare ne Izmir te Turqise. Ne 20 vjetet e fundit ansambli yne ka dhene me qindra koncerte me turistat e huaj duke bashkepunuar me shoqerite turistike qe operojne ne Sarande, duke percjelle te keta turista vlerat folklorike te zones sone. Pjes e ketij ansambli qe nga viti 2013 eshte dhe ansambli i femijve te kenges Polifonike dhe valles tradicionale. Ansambli kulturor ”Zeri i Bilbilit”organizon cdo vit me turiste te huaj rreth 200 koncerte.

Festivali “Bylis Polifonia 2025”- Grupi “Zëri i Bilbilit” nga Saranda vlerësohet me çmimin e parë

Festivali “Bylis Polifonia 2025”- Grupi “Zëri i Bilbilit” nga Saranda vlerësohet me çmimin e parë 87.6 km

Festivali i Bylisit organizohet nga Shoqata Polifonia Shqiptare me mbështetjen e Bashkisë Mallakastër, për grupet më të spikatura kombëtare e ndërkombëtare, në një konkurrim dinjitoz ku vlerësohen origjinaliteti, interpretimi, kostumografia dhe krijimtaria.