Histori
Historia e qytetit te Sarandes 1.99 km
Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë. Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin (1412). Deri ne shekullin e 4 të erës sonë ishte nën perandorinë Romake dhe kjo vërtetohet nga rrënojat e mureve rrethuese, pjesë e të cilave ndodhen edhe sot në shetitoren e qytetit. Nga shekulli i 4 deri në shekullin e 6, Saranda ishte nën perandorinë Bizantine. Saranda është një qytet në jugperëndim të Shqipërisë, e vendosur në bregdetin jonian. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve ("Ágii Saránda" në greqisht, dhe "Santi Quaranta" në italisht). Më parë, në lashtësi ku dhe është përmendur nga disa historianë të asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni njihet me emërtimin, Onhezmi. Kjo fjale ka 2 kuptime. Sipas gjuhës latine, Onhezi ishte një erë juglindore e cila frynte dhe lehtësonte udhetimet, dhe kuptimi i dytë është se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas. Onhezmi (Saranda), në lashtësi ishte një qytet port. Ajo ishte një nga portat në mund ta quajmë te tillë, e cila bënte lidhjen e Ballkanit Perëndimor me vendet e Evropës lindore, dhe një pikë strategjike ekonomike shumë e favorshme për ilirët. Krijimi i Shqipërisë së pavarur e gjeti Sarandën vetëm me afër 100 banorë. Zhvillimin më të madh duket se e mori në kohën e Mbretit Zogu I, në vitet ‘30 të shekullit XX-të. Gjatë kohës së pushtimit Italian qyteti u pagëzua me emrin “Porto Eda”, emri i vajzës së Mussolinit, por pas çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë qyteti mori përsëri emrin Saranda. Trashëgimia kulturore në rrethin e Sarandës përbën një nga thesaret më të rëndësishme të historisë dhe artit, jo vetëm për rajonin më jugor të vendit por edhe për Shqipërinë.Veshjet popullore, pjesë e traditës së Sarandës janë të larmishme tek çamët dhe labët . Të veçantat e Sarandës në traditën e veshjes dhe objekteve të tjera të kulturës popullore mund t’i gjeni duke vizituar Muzeun Etnografik, i cili ndodhet në një banesë romake që duhet të jetë e shekullit të II-të pas Krishtit dhe më pas një kolonadë për të cilën studiuesit mendojnë se duhet të jetë shumë më e hershme se banesa. Në krah të kolonadës gjendet monumenti më i rëndësishëm i Butrintit, teatri antik. I ndërtuar në shekullin e IV para erës sonë sot ky teatër është në gjendje shumë të mirë. Në skenën e tij luhen gjatë stinës së verës shumë shfaqje. Aktiviteti më i njohur është Festivali Ballkanik i Teatrove që organizohet për çdo vit, në muajin korrik, ku marin pjesë mjaft trupa teatrore nga vendet e Ballkanit dhe ato evropiane. Në muret e teatrit gjenden shumë mbishkrime në latinisht. Kryesisht janë vendime për lirimin e skllevërve. Teatri i Butrintit mban afër 2 mijë spektatorë. Përveç vlerave arkeologjike, Butrinti ofron një kompleks të tërë natyror dhe gjeosistem të veçantë. Qyteti antik ndodhet mes një gjelbërimi natyral, buzë liqenit karakteristik, vetëm 3 km larg detit, me të cilin lidhet nëpërmjet kanalit t ë Vivarit. Sa i përket këngës, tipike është polifonia, e cila praktikohet më tepër tek labët dhe tek çamët si dhe këngët e luajtura me saze, veçanërisht më të përhapura në zonën e Delvinës.
Historia e qytetit te delvines 13.24 km
Delvinë (Albanian: Delvinë ose Delvina) është një qytet i vogël në qarkun e Vlorës në jug të Shqipërisë, 16 km në verilindje të Sarandës. Delvina, eshte rreth me vehte. Delvina ka humbur më shumë se një te treten e qytetarëve të saj që nga viti 1990, duke pasur një popullsi prej 4200 (2004 vlerësim). Qyteti është ndërtuar mbi një shpat mali. Ajo ka një xhami, një kishë katolike, një kishë protestante, dhe një kishë ortodokse. Pranë janë mbetjet e një kështjellë mesjetare. Në perëndim jug të qytetit është kryeqendra e Epirit qyteti i lashte Foinike (Finiqi) i sotem, i cili u shpall një park arkeologjik në vitin 2005. Ka pak punësim lokal përveçse ato vende pune ofruar nga shteti, dhe përfitimet ne Delvine vijne nga bumi turistik ne Sarande. Qyteti ka një popullsi shqiptare dhe nje pakice te minorotetit grek .Ky i fundit, sipas Human Rights Watch, përbënin 50% në 1989 dhe 25% në vitin 1999 të popullsisë së qytetit. Delvina nën kontrollin otoman turk Sanxhaku i Delvinës u krijua në mes të shekullit të 16-të. Qyteti Qarku i saj ishte Delvina por gjatë shekullit të 18-të, Pashai vendosi Gjirokastren sanxhak. Emri i tij zyrtar nuk ka ndryshuar, megjithatë,i është referuar edhe si sanxhakut të Gjirokastrës. Në vitin 1635, në bazë të Kodeksit të kishës së Delvine, kur muslimanët u rriten u vendosën në lagjet e banuara me të krishterë ortodoksë, kishat e tyre u konfiskuan dhe u konvertuan ato në xhami, duke i detyruar jo-islamizuar te krishterët për të kaluar në lagjet e tjera të qyteti. Udhëtari turk Çelebi vizitoi Delvinen rreth 1670 dhe i dha disa informacione rreth qytetit në librin e tij të udhëtimit. Ai njoftoi se Delvina ne Mesjetës ishte në duart e spanjolleve dhe më vonë venedikasit. Në kohën e tij, Ajaz Mehmet Pasha - një shqiptar me kombesi - qeverisi sanxhakun-Beu e Delvines. Sanxhaku mbulonte 24 zeamete dhe 155 timarete. Ishte një garnizon turk, komanda e te cilit ishte ne keshtjelle.Kalaja e vogël kishte një cisterne të mirë, një depo municioni dhe një xhami të vogël. Në qytet ka pasur rreth 100 shtëpi te ndertuara me tulla. Këto qëndronin relativisht larg dhe gati çdo shtëpi kishte një kullë. Ai vuri në dukje se një mur i qytet ishte zhdukur. Ka patur disa xhami, tre medrese dhe rreth 80 dyqane, si dhe një vend të tregut të hapur. Në vitin 1878 një kryengritje shpërtheu, me revolucionarët, kryesisht Epirote, duke marrë kontrollin e Sarandës dhe Delvinës. Megjithatë, ajo u shtyp nga trupat osmane, të cilët dogjën 20 fshatra të rajonit.Në fillim të shekullit 20 një çetë (bande e armatosur) e përbërë nga 200 aktivistët e Zgjimi Kombëtar Shqiptar u formua në Delvinë. Gjatë Luftës Ballkanike dhe humbjen pasuese Osmane, ushtria greke hyri në qytet në 3 mars 1913. Në qershor 1914 qyteti priti kuvendin themelues të Epirit të Veriut që të diskutohet dhe miratohet në fund Protokollin e Korfuzit, në 26 korrik 1914. Delvina pastaj u bë pjesë e Republikës jetëshkurtër Autonome të Epirit të Veriut. Komuniteti Çifut Deri në Luftën e Dytë Botërore, një komunitet i vogël hebre ka ekzistuar në Delvinë. Ajo përbëhej nga hebrenjtë nga Spanja që kishin ardhur në Delvinë, kur nën sundimin osman dhe kishte lidhje të ngushta me komunitetin hebraik të madh në Janinë. Pas luftës, gati të gjithë Judenjtë emigruan në Izrael. Arsimi Shkolla e parë në Delvinë, një shkollë ne gjuhen greke, u themelua në 1537, kur qyteti ishte ende nën kontrollin e Venedikut, dhe u mirëmbajt nga famililjet lokale.Nderkohe në 1875 u hap një shkollë greke per femra.
Historia e qytezes se konispolit 29.69 km
Qyteti i Konispolit shtrihet në skajin jugor të rrethit të Sarandës, në shpatin jug-perëndimor të malit të Saraqindit, në një ballkon natyror me lartësi 300m nga niveli i detit, nga ku dominon një hapsirë të detit jon: Kodrat e Stillosit, Çukën e Ajtoit, Fushën e Vrinës , Qytetin e Butrintit etj. Konispoli është qendër bashkie dhe ka nën juridiksion fshatin Çiflik. Emri i qytetit është një toponim sllav, “konj”- “kuaj” dhe “polie”-“fushë” (fusha e kuajve). Toponime të tilla ka në të gjithe hapsirën shqiptare të mbetura që nga shek XIV , kur Perandoria Serbe e Car Stefan Dushanit pushtoi dhe kolonizoi shumë territore në Ballkanin Perëndimor, përfshi edhe territore shqiptare. Të tilla janë Velipojë, Zagorë, Tropojë , Doberdol, Gollobordë Podgorie, Pogradec, Berat, Çorovodë, Nikopojë etj. Rrethina e konispolit ka qenë e banuar që në periudhën e Paleolitit të Mesëmme një vazhdimësi të jetës qytetare në të gjitha periudhat historike. Gërmimet arkeologjike , 3 km në perëndim të qytetit , në bregun e Sterrës, kanë cuar në zbulimin e 20 rrënoja banesash, një sterrë për ujë si dhe disa pitosa të gjetura në luginën e Vardharit, që i përkasi shek III p.k. Në kodrat e Nartës janë zbuluar rrënojat e një kalaje të shek XI p.k me sipërfaqe 1960 m2 , brenda së cilës gjenden gjurmët e katër banesave. Gjithashtu, në Lumbardha , në perëndim të qytetit , janë të ruajtura 7 banesa dhe disa varre të shek XII. Konispoli përmendet për herë të parë në burimet e shkruara në shek e VIII-të. Në dokumentat osmane të vitit 1431 përmendet si fshat-skele me 26 familje , me një taksë vjetore prej 2267 akce, ndërsa në vitin 1582 kishte 321 familje. Pas pushtimit turk shumë shqiptarë nga rajoni i Konispolit u larguan nga Shqipëria dhe u vendosën në fshatin Hore të arbëreshve në Sicili. Megjithëse kaluan shumë vjet ata nuk arritën ta mësonin mirë gjuhën italiane. Të shtyrë nga një ndjenjë e thellë patriotizmi dhe atdhedashurie, ata komunikonin në gjuhën shqipe. Për tju ardhur në ndihmë bashkëfshatarëve , të cilër “Kataklizmën” nuk e kuptonin në gjuhë të huaja, autori i vjetër arbëresh Lek Martenga(1567-1619) e përkëtheu këtë vepër në gjuhën shqipe. Ajo u botua në 1592me një leksik afro 450 fjalë , me 28 faqe dhe e shkruajtur me të folmen e camërishtes. “Kataklizma” është e para vepër , pas “Mesharit” të Gjon Buzukut, shkruar në alfabetin latin, por që mbart tiparet e të folmes të camërishtes. Gjatë sundimit osman Konispoli mori tiparet e një vendbanimi oriental urban. Në shek XV u nderua pazari i shtruar me kalldrëm . Anash tij u ngritën më pas punishtet e zejtarëve , shtëpitë e tyre dy katëshe , kafenetë, restorantet dhe hanet. Gjatë shek të XIX qyteti mori një zhvillim më të madh urban, zejtar dhe tregtar. Në fillim të këtij shekulli qyteti kishte 400 shtëpi. Konispoli ka traditë patriotike, arsimore dhe kulturore. Nga banorët, patriotë dhe përparimtarë të kësaj zone janë bërë përpjekje për përhapjen e arsimit , kulturës dhe gjuhës shqipe për celjen e shkollave nëpër fshatra etj. Në Konispol, prej fillimit të shek XVII dhe deri në vitin 1910 ka funksionuar një Medrese, me cikël 4- vjecar, që e ndiqnin rreth 70 djem nga qytetet dhe fshatrat e Çamërisë. Më 1910 u hap klubi kombëtarë dhe shkolla e parë shqipe , e cila u mbyll më 1911 dhe u rihap më 1916. Në vitin 1921 elemente përparimtare krijuan në Konispol shoqërinë “ Vllazëria Çame”. Banorët e Konispolit, para copëtimit të trojeve shqiptare, kishin marrdhënie dhe lidhje të ngushta farefisnore martesore dhe ekonomiko-tregtare kryesisht me banorët e fshatrave më të afërt të Çamërisë si: Sajadha, Koska, Lopsi, Spatari, Shqefari, Shulashi, si dhe me qytetin e Filatit. Që nga 1913 këto kufij kanë ngelur jasht kufijve politik të Republikës së Shqipërisë . Me fshatërat në veri , në të djathtë të lumit të Pavllës , konispolatët kishin lidhje fisnore dhe martesore të shpeshta me Pandalejmonin dhe lidhje më të pakta me fshatrat në perëndim të Delvinës. Banorët e kësaj zone i bënin pazaret cdo të enjte në Filat. Edhe pas vendosjes së kufijve të vitit 1913 lidhjet martesore dhe ekonomiko- tregtare u kufizuan, por nuk u ndërprenë. Këto lidhe u ndërprenë plotësisht pas vitit 1944, me shpërnguljen e dhunshme dhe spastrimin etnik të Çamërisë nga elementi mysliman dhe politika e vetizolimit që ndoqi regjimi komunist në Shqipëri. Konispoli si qendër qytetare, u rrit dhe u zhvillua pas viteve ’50 të shek XX. Gjatë kësajë periudhe u ndërtuan godina disa katëshe të institucioneve social-kulturore, u asfaltuan dhe ndricuan rruget kryesore, të cilat ndjekin katet hipsometrike të vendosjes urbane të këtij vendbanimi. Midis tyre dallohen shtëpitë e bukura të shek të XIX , të shpërndara rreth pemishteve frutore dhe ullishtave. Një rrugë e vjetër të con përpjet te sheshi i qytetit . Nga ana veriore e sheshit ngrihet nje monumend bronzi kushtuar viktimave came të shpërngulur pas Luftës së Dytë Botërore nga trojet e tyre në Çamëri. Konispoli ka kryesisht një profil ekonomik bujqësor . Bujqësia , Blektoria dhe apikultura (rritja e bletve) janë të zhvilluara
Historia e qytezes se finiqit 7.68 km
Hapësira shumë e madhe e teatrit, i rreth 17 000 vendeve që ndodhet në mes të kodrës me hapje në drejtim të monastirit të Dyzetë Shënjtorëve shërbente në atë kohë si vend i mbledhjeve të “Publikut të Epirotëve rreth Finiqit”, në të cilat merreshin demokratikisht vendimet për paqen ose luftën ose shqyrtimi i çështjeve. Në atë kohë pushtetin e ushtronin tre gjeneralë, nga të cilët njeri ishte përfaqësuesi i pushtetit, ipparxos, i dyti sekretari i Kuvendit dhe i treti garantuesi, të ardhur nga të tre fiset : nga Molosët, Kaonët dhe Thesprotët. Të gjithë këta zgjidheshin për mandat njëvjeçar nga kuvendi. Vendi i kultit të Finiqit ishte Dodoni. Teatri u rindërtua tri herë, pasi nga gërmimet u zbuluan tre konstruksione të ndryshmëm. Faza e parë i përket fillimeve të shekullit të IV para Krishtit. Materiali ndërtues është vendas veçanërisht guri i skenës ka ardhur nga e njëjta kodër. Faza e dytë e ndërtimit i përket shekullit të III-të para Krishtit. Zgjerimi i skenës u diktua në çastin kur Finiqi u bë qendra e Kaonisë dhe kryeqytet i Epirit. Vendkalimet që ndajnë shkallët janë vendosur me teknikë dhe me kujdes. Teatri që u ndërtua në këtë fazë i tejkalon dhe përmasat e teatrit të Dodonit, ku diametri i orkestrës është 19,80 metra, ndërsa ai i Dodonit është 19,20 metra, diametri i kavitetit nga qendra deri në krye të shkallëve është 129,5 metra ndërsa i Dodonit është 129 metra. Në skenën e teatrit u gjetën piedestale shumë të mëdhenj me gjurmë këmbësh përsipër që mbanin gjithashtu shtatore shumë të mëdha perëndish ose perandorësh të lashtë. Qyteti i lashtë i Finiqit u fortifikua vrullshëm në tri faza, fakt që e përmend dhe historiografi Polivios : e para filloi me themelimin e qytetit rreth shekullit të V-stë para Krishtit dhe vazhdoi deri në mes të shekullit të IV-t para Krishtit, e dyta fillon në mesin e shekullit të IV-t kur kulmon dhe zhvillimi i gjithë qytetit dhe e treta përputhet me zhvillimin e vrullshëm të qytetit dhe me prerjen për herë të parë të monedhës vendase me mbishkrimin “ΦΟΙΝΙΚΑΙΕΩΝ” rreth shekullit të III-të para Krishtit. Kompleksi strukturor qendror i qytetit ishte Akropoli ose Agora-ja e cila ndodhet në nivelin më të lartë të kodrës. Akropoli luante rolin kryesor social dhe e ruajti atë si rënie të qytetit.Në atë vend ndodhen monumentet më të vyera dhe më të mirëmbajtura siç janë thesaurit dhe bazilika. Thesaurit që u zbulua për herë të parë nga Ugolini (1926) shërbente për strehimin e thesarit të qytetit si dhe të “Publikut Epiriot”.Pranë thesarit që kishte formën e akropolit dallohen shumë qartë gjurmët e një bazlike shumë të madhe. Historia përmend Peregrinin “Episkop të Finiqit që përfaqësoi më 552 Epirin në Konferencën e IV-t Ikumenike Valerianon me perandor Leontos”, Filipin më 516 dhe Eustathion I cili më 568 transferoi katedrën në monastirin e Mesopotamit dhe më vonë në Delvinë dhe në Monastirin e Kamenës afër Kakodhiqit. Kërkimet arkeologjike në Finiq zbuluan se ky qytet , si në antikitet dhe më vonë, zhvilloi një aktvitet kulti të vrullshëm sa në idhujt të cilët mishërohen në sendet gjetura aq dhe në ortodokset e krishtere që pasuan. Pak metra larg Bazilikës ekzistojnë mbetje kishe kristiane, ndërsa në vendin e quajtur “Palea Avli” mbijetojnë rrënoja tempujsh paleokristianë me mozaikë të larmishëm. Tempulli episkopik i Finiqit në nderim të emrit të Virgjëresha “Zoodochos Pigi” duket që në fillim se ishte ndërtuar mbi një bazilikë më të vjetër dhe më vonë u rindërtua i ri me të njëjtin emër në qendër të qytezës që ndodhet në shpatet e malit. Gërmimet e arkeologëve në Finiq zbuluan banesën karakteristike me dy peristile të shekullit të III-të para Krishtit. Banesa kishte prerje tërthore thuajse katërkëndshe dhe mbulon një sipërfaqe prej 700 m2. Përbëhet nga një oborr i madh katërkëndësh me peristil, rreth të cilit rreshtohen disa ambiente të vegjël. Shtrirjen dhe fuqinë e Finiqit e tregojnë Nekropoli, me qeramikën e saj të pasur, por dhe monedhat e shumta që u gjetën me mbishkrimin ΦΟΙΝΙΚΑΙΕΩΝ. Nomismatologia shqiptare Znj. Shpresa Gjongeçaj në një raport shkencor të saj të vitit 2006 deklaron gjetjen e rreth 358 lloje monedhash nga të cilat 314 ishin helenistike.Mbishkrimet e monedhave dëshmojnë për shkëmbimet tregtare të Finiqit me qytete të lulëzuar gjatë shekujve IV-I para Krishtit
:
km
-
-