Aktivitete Ditore

Scuba Diving

Scuba Diving 0 km

Ujrat e pastra dhe të thella të Detit Jon, cdo vit e më shumë ngjallin kureshtjen e turistëve nga e gjithë bota për të ekspoluar botën nënujore në brigjet e Sarandës. Për këtë arsyje, një nga sportet më të kërkuara është padyshim Scuba Diving, i cili ushtrohet nga stafe të licensuara nga autoritetet përkatëse. Kompanitë që e ushtrojnë këtë sport në Sarandë janë: 1- SARANDA DIVING Web: https://www.sarandadiving.com/ 2- SPIRANCA DIVING CENTER Web: www.spirancadivingcenter.com

Shëtitje me varka turistike/skafe

Shëtitje me varka turistike/skafe 0 km

Për të gjithë të apasionuarit e plazheve të virgjëra, ujrave të kristalta dhe peisazheve piktoreske rekomandohet një shëtije me varkat turistike/skafe. Udhëtimet e tyre janë ditore dhe nisin rreth orës 10:00 në mëngjes deri në oret e pasdites, ku nisja bëhet nga shëtitorja e qytetit dhe eksplorohen me ndalesa plazhet e tilla si Krorëz, Kakome etj. Cdo informacion në lidhje me iteneraret, oraret dhe pagesat mund ti merrni pranë tendave të ngritura nga ana e tyre në Shëtitoren e qytetit.

Vizitë ditore në Gjirokastër

Vizitë ditore në Gjirokastër 20 km

Qyteti më i afërt me Sarandën është qyteti i gurtë i Gjirokastrës. Qyteti eshte i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit osman.Gjirokastra karakterizohet nga një pasuri e madhe kostumesh, traditash muzikore dhe zakonesh popullore. Ajo është e famshme për përpunimin e drurit dhe të gurit, për prodhimet blegtorale dhe rakinë. Gratë gjirokastrite janë të njohura për aftësitë që kanë për punimet e dorës, të cilat janë të trashëguara bres pas brezi. Kostumet vendase janë tradicionale të zbukuruara me qëndisma të komplikuara. Po ashtu prodhohen në mënyrë artizanale qilima e velenxa, triko, çorape e doreza që prodhohen me lesh natyral. Të famshme në të gjitha vendin janë dantellat e Gjirokastrës, punimet me grep dhe qëndismat. Burrat përpunojnë drurin dhe gurin. Gjirokastra njihet si vendlindja e tre personaliteteve me peshë në historinë e Shqipërisë: ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, gjuhëtarit dhe albanologut Eqerem Çabej dhe shkrimtarit të madh Ismail Kadare. E kthyer në muze etnografik, shtëpia e diktatorit Hoxha është ndër objektet e para të guidave turistike, duke u vizituar nga pothuajse çdo turist që vjen në Gjirokastër. Në këtë qytet janë më shumë se 50 ndërtesat e shpallura monumente kulture, muze të vegjël në një qytet muze, ku çdo gjë është prej guri dhe shtëpitë, rrugët, rrugicat, trotuaret, urat e stilit venecian dhe vargjet e shkallareve që ngjiten drejt kështjellës së mrekullueshme. Gjirokastra vijon ende të mbetet një destinacion i rëndësishëm i turistëve vendas e të huaj, ndërsa vitet e fundit numri i atyre që e vizitojnë qytetin muze ka shënuar rritje. Kalaja e Gjirokastrës ofron për vizitorët një ndërthurje epokash, historish e ngjarjesh. Kulmin e historisë së vet, kjo kështjellë e pati gjatë pashallëkut të Janinës kur Ali Pashë Tepelena realizoi një sërë ndërtimesh e ndërhyrjesh, që i dhanë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike e ndërtimore që ka sot. Në hyrje të saj janë topat e luftës së dytë botërore. Avioni amerikan, e vetmja relikte e Luftës së Ftohtë është një tjetër objekt që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Kulla e sahatit, objektet e kultit, kullat e princeshës, burgu i 7 penxhereve apo Muzeu Kombëtar i Armëve janë disa prej objekteve që vizitohen në kalanë e Argjiros. Turizmi po tregon se është një nga shpresat më të mëdha për zhvillimin ekonomik të qytetit të Gjirokastrës, duke u bazuar në trashëgiminë unikale kulturore historike dhe arkitekturore. Shtëpitë karakteristike i dhanë Gjirokastres statusin “qytet muze”. Banesat karakteristike të kthyera në bujtina tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve, që kalojnë më shumë se një ditë në qytetin e gurtë. Vizitorët e tyre janë të shumtë edhe për faktin se mes këtyre shtëpive ndodhen edhe shtëpia e lindjes së diktatorit Enver Hoxha dhe shkrimtarit Ismail Kadare. Të vizitosh Gjirokastrën nuk do të duhej të mjaftoheshe vetëm me ato që qyteti të ofron, pasi zona e Gjirokastrës është e pasur me monumente të shumta historike dhe pika arkeologjike. Qyteti antik i Antigonesë, i cili prej vitesh mban statusin e Parkut Kombëtar Arkeologjik, ndodhet 16 km larg qytetit të Gjirokastrës dhe vijon te mbetet një nga resurset më të njohura e të preferuara në jug të vendit.

Jeep Safari

Jeep Safari 0 km

Per te gjithe te apasionuarit pas aventurave, propozimi me i mire eshte nje udhetim me Jeep Safari. Agjensite qe e praktikojne kete lloj sporti kane ne stafin e tyre njerez profesionista te cilet do jua bejne diten e paharrueshme. Ekskursionet ditore me Jeep Safari nisin nga Saranda ose Ksamili dhe vazhdojne ne te gjithe Rivieren e Jonit, duke viiztuar plazhe, fshatra dhe vende historike. Per cdo informacion ne lidhje me cmimet, oraret dhe iteneraret mund te beni nje kerkim te thjeshte ne site-n google.

Vizite 1 ditore ne qytetin e korfuzit

Vizite 1 ditore ne qytetin e korfuzit 30 min- 60 min by ferry km

Korfuzi është ishulli i gëzimit dhe mikpritjes, i cili ndodhet në verilindje të detit Jon. Ai ndodhet përballë pjesës kontinentale të Epirit dhe ndahet më Shqipërinë, në pjesën veriore të tij nga një ngushticë me gjatësi 1.5 milje detare. kryeqytetit i ishujve Jonianë, Eptanision (7 Ishujt), me sipërfaqe 592 km2. Ai është ishulli i dytë për nga madhësia, ndër shatë ishujt, me një vijë bregdetare prej 217 km, por i pari për numrin e popullsisë, me mbi 110.000 banore. Kurfuzi është ishulli më i blertë i gjithë ishujve grekë. Bimësia impresionuese, përbëhet në tërësinë e saj nga drurët e ullinjëve dhe qiparisave, rreth 4 milion pemë ulliri, të mbjellë që në periudhën veneciane gjatë shekujve të 13-të deri në 18-in. Maja më e lartë e ishullit është mali i Pandokrator-it, me një lartësi 906 m. Klima e Korfuzit është e butë dhe e lagësht. Ekonomia e ishullit bazohet kryesisht në bujqësi, por më së shumti te turizmi. Vaji cilësor i ullirit është në pararojën e produkteve dhe është ndër më të mirët e Greqisë. Prodhimet e tjera përbëhen nga qumështi, gjalpi, djathi, vera e bardhë dhe mishi i përpunuar. Një nga produktet më të famshme jo vetëm e ishullit, por unik për të gjithë Europën është ‘komkuati’, një lloj shumë i veçantë portokalli, i vogël në përmasë. Ky lloj i veçantë portokalli u soll nga Marko Polo në ishull, në shek.. e 13-të, i cili e kishte marrë në Kinë. Banorët e Korfuzit prodhojnë liker dhe ëmbëlsira të athëta me të. Burimi kryesor i të ardhurave për ishullin vjen nga turizmi shumë i zhvilluar dhe cilësor. Qyteti ka të njëjtin emër me atë të ishullit, Korfuz dhe është i ndërtua në stilin Venecian. Qendra historike e qytetit ka gjithashtu elementë të arkitekturës franceze dhe britanike. Monumentet më të bukura të periudhës veneciane janë: Nga periudha britanike veçon godina e mrekullueshme e Pallatit Mbretëror, sot muzeumi i Artit Aziatik. Unike në Mesdhe, në stilin e vet Xhorxhian (arkitektura Xhorxhiane në vendet anglishtfolëse konsiderohet stili i ndërtimeve ndërmjet viteve 1714 – 1830). Pallati është ndërtuar me gurë të sjellë nga Malta midis viteve 1819-1824 nga Sër G. Whitmore dhe iu dedikua Shën Gjergjit (Saint George) dhe Shën Mihalit (Saint Michael), si edhe shërbeu si vendbanimi i Komisionerit të Lartë të Korfuzit, Sër Tomas Maitland . Nga periudha franceze dallojnë: 1- Arkadat e Liston-it, që janë një miniature e “Rruga e Rivoli-t” (Rue de Rivoli) në Paris, ndërtuar nga arkitekti famshëm francez Leseps. 2- Akademia Joniane (1808), ndërtesa më e spikatur e periudhës franceze, i njohur si i pari universitet i Greqisë moderne. 1- Dy kështjellat. Më e vjetra prej tyre është ndërtuar në fillimet e shek. të 16-të, e quajtur Kështjella e Detit (Castelo dal Mare, sot Paleofrurion-Rojtarëve të vjetër) dhe më e reja, e ndërtuar disa vite më vonë, në po të njëjtin shekull (1576), e quajtur Kështjella e Tokës (Castelo da Tera), ndërtua në nderim të Shën Markut. 2- Ndërtesa më e veçantë është Katedralja Katolike, ndërtuar në shek.. e 14-të, dedikuar Shën Xhakomos. 3- Ndërtesa e Bashkisë së qytetit, që më fillimet e veta quhej Llozha e Fisnikëve (Loggia Nobilei ), ndërtuar midis viteve 1663-1693, në stilin barok të Rlindjes. Është ndërtesa e vetme e ishullit e ndërtuar më gurë sisnion-anë. Një tjetër karakteristikë e qendrës së vjetër historike të Korfuzit janë kishat, shumica prej tyre të ndërtuara gjatë periudhës venedikase. Më të njohurat janë: 1) Kisha ortodokse greke e Shën Spiridhonit, i cila konsiderohet shenjtori i ishujve, ndërtuar në vitin 1590. Reliket Shën Spiridhonit gjenden në kasa argjendi vezulluese. 2) Katedralja ortodokse greke, Bazilika, dedikuar Virgjëreshës së Bekuar, e ndërtuar në vitin 1577. Në këtë kishë ndodhen reliket e Perandores bizantine Shën Theodhorës Augusta dhe Shën Vlasios. Qyteti ka pesë muzeume: Muzeu i Arteve Aziatike, Muzeu Solomos, Muzeu i Monedhave, Muzeu Arkeologjik dhe Muzeu Bizantin. Vetëm 5 km larg nga qyteti i Korfuzit, në fshatin tradicional piktoresk të Gastrurit ndodhet pallati i Princeshës bukuroshe dhe elegante Elizabtës së Austrisë (Sissy). Pallati i Akilit është ndërtuar në një ndërthurje të stilit Pompeian dhe Neoklasik, nga arkitektët italianë Raphaelo Cardilo dhe Antonio Landi, midis viteve 1890-1892.

Rafting

Rafting 4.09 km

Do të hipim në një furgon dhe do të nisemi në rrjedhën e sipërme (Lumi Bristica, 20 minuta). Bëhuni gati për një aventurë emocionuese rafting 1 deri në 1,5 orë poshtë lumit. Zbuloni një aventurë si asnjë tjetër, vetëm një hap larg Sarandës. Nisni një udhëtim që do t'ju çojë në një botë qetësie, ku tingujt e vetëm janë zhurma e butë e ujit dhe shushurima e gjetheve. Bëhuni gati të shkëputeni nga kaosi i qytetit dhe zhytuni në një aventurë gjysmë ditore plot adrenalinë të pastër. Ndërsa lundroni përgjatë lumit, natyra e harlisur dhe pemët madhështore do të ofrojnë një sfond mahnitës për një përvojë unike. Ujërat e kristalta të lumit dhe sfida e lundrimit në pragjet e tij do të testojnë aftësitë tuaja dhe do t'ju shtyjnë në kufi. Me çdo kthesë dhe kthesë, lumi do t'ju prezantojë me pengesa dhe mundësi të reja për eksitim. Në fund ju rekomandojmë të qëndroni për të shijuar grykën e lumit aty ku takohet me detin. Për më tepër informacion mund të vizitoni linkun më poshtë: https://www.viator.com/tours/Saranda/3Hrs-of-Rafting-in-Saranda-and-Beach-Day/d50197-91751P159