Gjeografi
Gjeografia e Sarandes 1.99 km
Rrethi i Sarandës ndodhet në ekstremin më jugor të Shqipërisë, atje ku regjistrohet edhe gjerësia gjeografike prej 39o 38' (Konispol). Saranda ka formën e një grushti të mbledhur i cili ka drejtuar gishtin tregues lart. Ajo kufizohet në veri me Vlorën, në lindje me Delvinën dhe Gjirokastrën, në jug me Greqinë, kurse në perëndim me detin Jon. Rrethi i Sarandës ka një reliev përgjithësisht fushor i cili përbehet nga: pjesa jugore e maleve bregdetare që shtrihen nga Borshi deri në gjirin e Ftelias. (A.Bozgo, Gjeografi e rretheve, Tirane 1985, fq.84-85), fusha e Vurgut, fusha e Vrinës dhe kodrat e Sarandës, Lëkursit, Ksamilit, Butrintit e Konispolit.Të gjitha këto njësi përbëjnë pjesën jugore të Rivierës Shqiptare në të cilën të bien në sy gjiret e shumtë, plazhet, bregdeti shkëmbor, kodra me agrume dhe ullinj, male që qarkojnë peisazhin, etj. Territori i Sarandës përshkohet nga lumenjtë e Kalasës, Bistricës dhe Pavllës të cilët pasi përshkojnë fushëgropën e Delvinës derdhen në Detin Jon. Kalasa buron nga mali i Steshnikoshit dhe pasi bashkohet me Bistricën (Saranda Almanak. Tirane 1985 fq.91-92) nëpërmjet kanalit të Çukës derdhet në detin Jon. Bistrica buron nga qafa e Muzinës dhe pasi zbret me shpejtësi të madhe drejt perëndimit merr me vete 18 burimepërfshirë dhe Syrin e Kaltër. Në të janë ngritur edhe dy hidrocentrale si Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Bistrica është e famshme edhe për troftën e saj (Salmo Fario) dhe troftën e kultivuar (Salmo Irideus). Ndërsa Pavlla është lumi më jugor i Shqipërisë. Ai buron nga mali i Stugarës dhe merr me vete edhe përroin e Leshnicës (Gjeografi e rretheve fq.90-91) dhe derdhet në det në jug të liqenit të Butrintit. Në hidrografinë e Sarandës bën pjesë edhe Liqeni i Butrintit, i cili është një nga liqenet më të mëdha detare të Shqipërisë. Ky basen ujor ka një sipërfaqe prej 16 km2 dhe komunikon me detin Jon, nëpërmjet kanalit të Vivarit i cili ka gjatësi prej 1.5 km.Liqeni i Butrintit është i paisur në specie detare dhe në ujërat e tij tashmë është krijuar edhe tradita e kultivimit të Midhjes, siç quhet ndryshe "Mbretëresha e liqenit". Kanali i Vivarit ka përmasat e një lumi i cili është i lundrueshëm. Kushtet e relievit, gjerësia gjeografike dhe klima subtropikale krijon kushte shumë të mira për kultivimin e agrumeve dhe ullirit. Temperaturat mesatare vjetore arrijnë shifrat 16-17o C, ku muaji më i ngrohtë është Gushti ndërsa ai më i ftohtë Janari. Rreshjet bien kryesisht në formë shiu dhe përgjithësisht gjatë gjysmës së ftohtë të vitit. Sasia mesatare e rreshjeve arrin në 1500 mm, kurse rrezatimi diellor numëron rreth 340 ditë me diell gjatë vitit. Në aspektin ekonomik dega kryesore e ekonomisë është turizmi. Saranda dallohet për kultivimin e grurit, misrit, vreshtarisë, etj. Ajo zë vendin e dytë për prodhimin e ullirit. Në Sarandë ndodhet edhe miniera e vetme e kripës së gurit në Dhrovjan (Saranda Almanak 1985). Saranda është port detar dhe kryqëzim rrugësh automobilistike si Vlorë-Sarandë, Sarandë-Gjirokastër, Sarandë-Konidpol-Qafe Bote-Greqi.
Gjeografia e Delvines 13.24 km
Është një nga ndarjet territoriale më të vogla të Republikës së Shqipërisë. Ai u krijua në vitin 1992 pas ndarjes nga rrethi i Sarandës. Rrethi i Delvinës kufizohet me rrethet e Gjirokastrës dhe Sarandës. Territori i saj përbëhet nga fushëgropa e Delvinës në perëndim dhe vargu malor Mali i Lukos, Mali i gjerë, Mali i Stugarës ne lindje. Të dy këto njësi gjeografike lidhen midis tyre nëpërmjet një sistemi kodrash. Nëpërmjet territorit të Delvinës kalon arteria e rëndësishme e komunikimit që lidh portin e Sarandës me Gjirokastrën dhe Kakavijën, nëpërmjet Qafës së Muzinës. Në territorin e Delvinës ndodhen burimet e Bistricës dhe burimi karstik i Syrit të Kaltër. Delvina si qendër e rrethit është qytet me origjinë mesjetare. Kjo gjë dëshmohet nga kalaja që është në shekullin e XIII dhe kompleksi (Lejla Kalo Gjeografi e rretheve fq.94). Së bashku me Vlorën dhe Sarandën Delvina bën pjesë nga pikëpamja administrative-territoriale në Qarkun e Vlorës. Si territor Delvina bën pjesë në trevën etnografike të Labërisë. Nga ky qytet kanë dalë një sërë shtetarësh dhe intelektualësh si Sulejman Delvina ish Kryeministër, shkrimtari Sabri Godo, aktorja Hajrie Rondo, etj.
:
km
-
-