Aktivitetet Festive

Dita e Flamurit dhe e clirimit te shqiperise

Dita e Flamurit dhe e clirimit te shqiperise 2.28 km

Çdo 28 Nëntor shënon Ditën e Flamurit, ose Ditën e Pavarësisë në Shqipëri. Është festë publike dhe i referohet ditës në të cilën u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë dhe u ngrit flamuri shqiptar në Vlorë në vitin 1912. Dita përkon me 28 nëntor 1443, kur Skënderbeu ngriti të njëjtin flamur në Krujë dhe me 29 Nëntor Shqipëria feston Ditën e Çlirimit. Në këtë ditë të vitit 1944 vendi u çlirua nga pushtimi nazist gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Festivali ION

Festivali ION 41.54 km

Festivali vjetor ION është më shumë se një festival muzikor. Është një javë pushim muzikor në fshatin Dhërmi, në Rivierën Shqiptare, me 3.000 persona të cilët mendojnë njësojë Java është e mbushur me eksperienca të reja, aktivitete dhe ekskursione për të shijuar plotësisht pushimet me festa të shkëlqyera të muzikës elektronike. Një atmosferë unike festivali ka disa skena në vende të mahnitshme, duke përfshirë plazhet më të mira, një bunker nëndetësesh dhe një kështjellë.

South Outdoor Festival Borsh

South Outdoor Festival Borsh 23.16 km

South Outdoor Festival ofron për turistët mbi 40 aktivitete të ndryshme, kampingje, aktivitet nga ajri, deti, ecje në natyrë për turistët e aventurës dhe mjaft aktivitete kulturore, ku përveç bregdetit turistët njihen edhe me historinë dhe trashëgiminë kulturore të Borshit. Gjithashtu ofrohen mbi 30 aktivitete për fëmijë me workshop-e, forume dhe lojëra të ndryshme, ku nuk mungojnë në mbrëmje koncertet dhe festat nën tingujt e artistëve dhe DJ vendas dhe ndërkombëtarë.