Arkeologji

Kalaja e Delvines

Kalaja e Delvines 13.24 km

Kalaja e Delvinës ndodhet në qytetin e Delvinës. Në një pikë gjeografike që ka dominuar hyrjen nga treva e Gjirokastrës me anë të Qafës së Muzinës për në fushën e Vrinës. Kështjella – Kalaja e Delvinës ka pasur një sipërfaqe prej 0.17 ha. Ngrihet mbi një kurriz shkëmbor dhe dy rrugë ngjiteshin për tek ajo nga jugu dhe veriu. Nga anët e tjera rrethohet me dy përrenj. Fortifikimi përbëhej prej kështjellës dhe një muri parapritë në anën perëndimore. Vetë kështjella ka pasur trajtën e një gjysmë elipsi me drejtim perëndim – lindje dhe shfrytëzonte plotësisht mbrojten natyrale të terrenit. Balli lindor i murit i kundërvihej qafës. Në ekstremin perëndimor ajo mbrohej nga një kullë gjashtëkëndëshe dhe muri zgjatej në anën veriore deri te hyrja e kështjellës. Në jug muri ndjek konturin e greminës. Muri ballor pëson një thyerje dhe mbrohej prej dy kullave anësore. Muri ballor së bashku me murin parapritë formojnë një kompleks mbrojtës. Mbrojtja e përgjithshme e kështjellës paraqet një rast unik për zonën. Truallin brenda kështjellës e zinin rrënoja ndërtesash si p.sh. të një xhamie, një stere e dy depove. Ato përkojnë plotësisht me inventarin që jep Evlija Çelebiu në shek. XVII. Studimet kanë nxjerrë tri faza ndërtimi për kështjellën dhe në të dallohen tri kulla. Kulla e parë ruhet në themel. Ka formë gjysmë elipsi, me përmasa 6.50 m x 3.50 m. e me gjerësi muresh 1.30 m – 1.50 m.

Parku Kombëtar i Butrintit

Parku Kombëtar i Butrintit 12.14 km

Butrinti ishte një qytet dhe peshkopatë e lashtë ilire dhe më vonë arbërore. Gjasa janë të ketë qenë i banuar që nga kohërat parahistorike. Butrinti popullohej nga kaonët, më vonë një koloni romake dhe një peshkopatë. Butrinti hyri në rënie në Antikitetin e Vonë, para se të braktisej gjatë Mesjetës, pasi një tërmet i madh përmbyti pjesën më të madhe të qytetit. Në kohët moderne është një vend arkeologjik në qarkun e Vlorës, rreth 14 kilometra në jug të Sarandës.

Manastiri i 40 Shenjtorëve

Manastiri i 40 Shenjtorëve 3.82 km

Manastiri i 40 Shenjtorëve është një manastir i shkatërruar në Sarandë, Shqipëri, i dedikuar për Dyzet Martirët e Sebaste. Manastiri ndodhet mbi kodrën e fshatit Qafë Gjashtë, një pozitë e favorshme për kohën ku kishin mundësi të kontrollonin qytetin e Ankiazmit bashkë me portin e tij, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në periudhën e Antikitetit të Vonë. Ai përbën një strukturë drejtkëndore me gjatësi rreth 43 m dhe gjerësi 23 m, brendësia e së cilës është organizuar në shtatë konka të barabarta midis tyre.

Sinagoga antike e Sarandës

Sinagoga antike e Sarandës 1.99 km

Rrënojat e bazilikës ndodhen në qendër të qytetit të Sarandës. Ky monument ndodhet brenda dhe shumë pranë murit rrethues lindor të antikitetit të vonë. Në kontekstin urbanistik dhe arkeologjik ku ndodhet ky kompleks i rrallë për periudhën, është shumë i rëndësishëm për të kuptuar organizimin e qendrës antike të Sarandës.

Manastiri i Shën Gjergjit

Manastiri i Shën Gjergjit 1.93 km

Manastiri i Shën Gjergjit në Kodrën e Demës në Sarandë. Objekti i përket Shekullit të XV, dhe është arritur të ruhet mirë deri në ditët e sotme. Muret e pasqyrojnë se deri në shekullin 18-19 këtu ka pasur murgj. Brenda kompleksit të manastirit të Shën Gjergjit ndodhet edhe kisha me të njëjtin emër, në të cilën ende zhvillohen rite fetare.

Parku Arkeologjik i Finiqit

Parku Arkeologjik i Finiqit 8.23 km

Phoinike gjendet rreth 8 km në brendësi nga qyteti i Sarandës, në bregdetin e detit Jon në Shqipërinë e Jugut, rreth 20 km nga kufiri grek. Territori, që i përkiste në peridhën helenistike Kaonisë - pjesë e mbretërisë së Epirit - është i pasur me objekte arkeologjike të cilat datohen nga periudha klasike deri në atë bizantine, në një paesazh akoma te paprekur dhe të karakterizuar, pak më në jug, nga liqeni i brendshëm i Vivarit, mbi të cilin gjendej qyteti i lashtë i Butrintit. Dëshmitë e shumta të burimeve të lashta (Polibi, Straboni, Tit Livi, Ptolemeu e më pas Prokopi dhe Hierokli) na flasin për pasurinë e madhe të qytetit, veçanërisht në periudhën helenistike, midis shekujve III e II p.e.s, kur është i njohur roli parësor i qytetit në lidhjen epirote. Përgjithësisht në raportë të mira me Republikën Romake (ndoshta nuk mori pjesë në ndihmën që dhanë disa qytete të zonës Filipit V e më pas Perseut të Maqedonisë në periudhën e përplasjes me Romën), Phoinike organizoi brenda mureve të saj nënshkrimin e traktatit që i dha fund Lufëts së Parë Maqedonase, traktat i njohur me emrin "Paqja e Phoinike-s".

Kalaja e Porto Palermos

Kalaja e Porto Palermos 26.06 km

Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg.

Kalaja e Beratit

Kalaja e Beratit 92.99 km

Kalaja e Beratit eshte ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Në dokumenta të ndryshme historike të kohës gjenden një sërë emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s.. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve). Një nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij[1]. Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qënë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin.

Parku Arkeologjik i Apollonisë

Parku Arkeologjik i Apollonisë 103.38 km

Parku Arkeologjik i Apollonisë është një monument i trashëgimisë kulturore në kontekstin e Apolonisë, afër Pojanit, rrethi i Fierit, në qarkun e Fierit, Shqipëri. Ky monument është i llojit "Arkeologji dhe arkitekture". Parku ndahet në zonën A dhe zonën B. Qytet antik (zona A) rreth 120 ha është i rrethuar me mur fortifikues rreth 4.5 km i gjatë, me arkitekturë greko-romake dhe bizantine. Zona B përfaqësohet nga territori ekstramural: nekropoli arkaik, helenistik dhe romak; tempuj dhe ndërtime private ekstramurale

Parku Arkeologjik Kombëtar I Orikumit

Parku Arkeologjik Kombëtar I Orikumit 67.74 km

Parku Arkeologjik Kombëtar I Orikumit përmendet për herë të parë nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, sh VI-V p.krishtit në vepren “Lundrimi”, qyteti i Orikut, port detar në Jon dhe Adriatik. Sipas legjendës, fisi pellazg i Eubeasve, pas shkatërrimit të Trojës, kthehen nga kanë ardhur në tokat ë të parëve dhe themelojnë qytetin e Orikut. Teatri Antik i Orikut ndertuar në shek III-II p.krishtit është identik me teatrin ë Trojës. Kapaciteti i Teatrit shkon nga 400-600 spektatorë. Është përdorur për mbledhje publike, për shfaqje të ndryshme dhe në epokën romake ( shek III-I p.krishtit) janë bërë dhe ndeshje me gladiatorë dhe kafshë të egra 40 metra në J.Perëndim të Teatrit, ndodhet Altari. Para se të fillonte një mbledhje ose ceremoni, shfaqje në Teatër bëhej theroria në zakonshme në Altar. Pastaj fillonte shfaqja Akropoli- Në faqen lindore të Akropolit zbresin dy palë shkallë të gdhendura në trupin shkëmbor të kodrës, me gjerësi 2.5 metra që kufizojnë ambjente godinash publike, të gdhendura thellë në gurë me dimensione të ndryshme. Pusi antik nr.1 është i gdhendur në trupin shkëmbor të Akropolit. Thellësia ë tij shkon 20-23 metra. Përdorej për ujë të pijshëm në raste kur ujësjellësi binte në dorë te armikut. Pusi antik nr.2 është më i ruajtur. Tullat e murit dhe të dyshemesë ruhen pjesërisht. Thellësia ë tij shkonte deri në 23 metra. Puset antik nr3 dhe 4 ndodhen e pjesën jugore dhe Jug-Perëndimore të Akropolit janë ruajtur me keq. Janë të mbushur me materiale inerte. Ka dhe dy ose tre te tillë të cilët poi kërkojmë. Tumat e Dukatit ndodhen 1 km në lindje të Dukatit të vjetër. Inventari i gjetur në to nga arkeologu Neritan Ceka në vitet 1970 i përket periudhës së bronxit të vonë dhe fillimit të hekurit. Shpella e Gramës ndodhet në bregun perëndmor të gadishullit të Karaburunit . Në të ruhen rreth 2000 mbishkrime të cilat datohen nga shek IV p.krishtit deri ne kohët ë reja.

Teatri Antik i Sofratikës

Teatri Antik i Sofratikës 24.26 km

Ndodhet ne luginen e Drinos ne rrethin e Gjirokastres afer fshatit me te njejtim emer. Ketu ka qene nje qytet i periudhes romake i quajtur Adrianapoli , shek II A.D. teatri ne fjale eshte zbuluar ne vitin 1984. Ai ka nje kapacitet prej 4.000 vendesh me 27 shkalle Dimal. Shkrimtari antik Polibi, thekson se lufta e dytë Iliro-Romake ndodhi gjatë viteteve 219-218 para Kr., kohë në të cilën Dimali ishte fortifikuar. Historiani Romak Tit Livi, përmend Dimalin sërisht në ngjarjet e e vitit 205 para Kr., kohë në të cilën qyteti drejtohej nga Romakët. Shumë mbishkrime të gjetura gjatë gërmimeve hedhin dritë mbi organizimin politik të qytetit antik.

Parku Arkeologjik Kombëtar Bylis

Parku Arkeologjik Kombëtar Bylis 77.03 km

Fillimet e tij i takojnë mesit të shekullit të IV-të para Krishtit dhe deri në fundin e shekullit të VI-të pas Krishtit, pra 10 shekuj jetë. Por, pas shekullit të VI-të, ai nuk është banuar më e në këtë mënyrë u ka shpëtuar dëmtimeve që do të sillte banimi mbi këto rrënoja. Falë kësaj, Bylisi është një qendër e rëndësishme edhe për shekullin e VI kur është braktisur, por edhe për periudhat më të hershme. Kjo sepse, shumë nga monumentet që i përkasin kohës më të hershme nga shekulli i VI-të, nuk janë shfrytëzuar dhe janë ruajtur më së miri. Bylisi, sot për sot mbahet si qyteti rrënojë më i mirë i këtij shekulli i ruajtur në Mesdhe. Thuhet për sot, sepse më vonë mund të ketë gërmime që do të sjellin të tjerë. Akoma nuk është gërmuar një model tjetër si Bylisi, për të parë jetën në mesin e shekullit të VI-të pas Krishtit dhe kjo është veçori e tij. Kjo qendër mund t'iu japë përgjigjen shumë pyetjeve për këtë shekull, mbi jetën, urbanistikën dhe ekonominë.

Kalaja e Gjirokastrës

Kalaja e Gjirokastrës 26.12 km

Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pas dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit osman-shqiptar të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur.

Kalaja e Kaninës

Kalaja e Kaninës 74.17 km

Kalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës, në një kodër me lartësi 380m mbi nivelin e detit. Muri rrethues është i gjate 1 km dhe përfshin një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh. Mendohet te jetë ngritur aty nga shekulli i IV p.e.r. Në të gjithë sistemin fortifikues dallojmë disa faza ndertimi që shtrihen në dy periudha, në periudhën antike si dhe në atë të periudhës mesjetare, përkatësisht bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja u rindërtua nga Justiniani në shekullin VI, i cili në Epir ndërtoi ose rindërtoi 94 fortifikime. Ajo përmendet nga Prokopi i Çezaresë në listen e tij me emrin Kionin. Në shekujt XII-XIII u kthye në një qendër ushtarake të dorës së parë, duke i shërbyer Mbretërisë Mesjetare e të Shqipërisë anzhuine. Gjithashtu u meremetua nga sulltan Sulejmani më 1530 dhe së fundmi nga feudalët shqiptarë të Vlorës ne shekujt XVII-XIX. Kalaja e Kaninës ndahet nga mure tërthore në tri pjesë. Prej tyre sot ruhen vetëm muri, që ndan pjesën më të lartë të kodrës, i cili mbrohej nga tri kulla

Kalaja e Lëkurësit

Kalaja e Lëkurësit 4.26 km

Kalaja e Lëkurësit është një kala e rrënuar në Lëkurës, në jug të Shqipërisë. Kalaja është në një pikë kodre strategjike me pamje nga qyteti i Sarandës, në juglindje të qendrës së qytetit. Nga këtu mund të kontrollohet i gjithë qyteti, si dhe ishujt e Ksamilit. Mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës që lidh me Butrintin. Kalaja ka një pozicion të veçantë strategjik nga ku mund të shikoni gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që shkon në Butrintit, gjithashtu mund të shijoni dhe një panoramë të ishujve të Ksamilit. Ka formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta. Katrori me dy rrumbullake ne diagonale është simboli i lëkurëpunuesve në mesjetë ne këto zona. Kati i parë ka shërbyer si depo. Kuptohet nga pozicioni i vendosjes që qëllimi kryesor i ndërtimit të kalasë ishte vrojtimi i detit. Lartësia e mureve arrin 6,7-7 m trashësia e tyre deri në 2 m.