Objekte kulti

Manastiri i 40 Shenjtoreve

Manastiri i 40 Shenjtoreve 3.18 km

Rrënojat e Manastirit të 40 Shenjtorëve ndodhen në një kodër dominuese në lindje të qytetit të Sarandës. Konsiderohet si një nga monumentet me arkitekturën më unike. Bazilika e tij shpesh është cilësuar si një ndër kishat më të bukura të antikitetit të vonë në Shqipëri dhe ka qenë qendër e rëndësishme peligrinazhi kushtuar kultit të 40 Shenjtorëve. Ambientet e brendshme të saj kanë një plan unik në formë shtatëkëndëshe (për shkak të shtatë apsidave), ku tre ndodhen në nefet anësore dhe një apsidë e dalë në nefin qëndror. Në të ruhen ambientet nëntokësore, si një vend i fshehtë i konceptuar në formën e kriptave. Nëpërmjet një korridori oval kalohet nëpër 9 kriptat, të realizuara me harqe të rëndë e të fuqishëm, muret e të cilëve kanë qenë me afreske. Manastiri ka patur dhe ambiente të tjera ndihmëse për pritjen e peligrinëve dhe vazhdoi të përdorej deri në mesin e shek. XIX nga një komunitet i vogël murgjish.

Manastiri i Mesopotamit

Manastiri i Mesopotamit 10.68 km

Manastiri i Mesopotamit i vetmi në Evropë; edhe katolik edhe ortodoks. Manastiri i Shën Kollit në Mesopotam është nga të rrallat në Evropë, ku kryheshin në të njëjtën kupolë si ritet katolike, ashtu edhe ato ortodokse. Këto objekte kulti janë të rralla përgjithësisht. Gjatë fundit të shekullit XIII, anzhuinët, dinastia franceze, që kishin nën zotërim edhe një pjesë të Arbrit. Ata marrin për nuse në oborrin e tyre vajzën e despotit të Epirit. Në atë kohë, Mesopotami bënte pjesë në despotatin e Epirit. Ishte manastir që varej direkt nga patrikana e Kostandinopojës. Në Manastirin e Shën Kollit në Mesopotam ka dy altarë.

Manastiri i Shën Gjergjit

Manastiri i Shën Gjergjit 1.93 km

Kompleksi Manastiri Shën Gjergji, Manastir, Sarande përbëhet prej një kishe të rikonstruktuar në shekullin e 14-të pas Krishtit. Ndodhet brenda mureve të një kompleksi manastirial. Vendodhja e tij në majën e kodrës së Manastirit ofron një pamje mahnitëse. Nga këtu shikon pamje të Detit Jon në perëndim dhe Liqenit të Butrintit në lindje. Zona kryesore përfshin rrënoja prehistorike të Murit Fortifikues të Demës. Muri i Demës (Dema Wall) ndodhet pranë Manastirit te Shëngjergjit, ne rrugën Sarande-Ksamil. Muri i Demës ka gjerësi 9.60 metra dhe gjatësi 850 metër. Mendohet se është ndërtuar në shekullin V p.e.sonë. Muri i Demës ka shërbyer si fortifikatë e qytetit antik të Butrintit ndaj sulmeve të ushtrive armike. Muri i Demës konsiderohet një mburoje antike e rrallë për nga natyra e ndërtimit. Muri niste në det dhe përfundonte në Liqenin e Butrintit

Manastiri dhe Kisha e Kakomese

Manastiri dhe Kisha e Kakomese 8.19 km

Ndodhet 1 km larg gjirit me të njëjtin emër të bregdetit Jon, Shqipëri. Kisha hyn në grupin e kishave me tre absida dhe ngjason me ato të tipit kryq i brendashkruar me kupolë mbi mbështetje të lira të periudhës përpara pushtimit osman. Përbëhet nga naosi dhe ambienti i altarit, të ndara ndërmjet tyre nga një ikonostas druri. Kisha është ndërtuar nga duar mjeshtërish, të cilët kanë punuar edhe në Manastirin e Shën Mërisë, në Krorëz.

Kisha Shën e Premte

Kisha Shën e Premte 14.13 km

Kisha Shën e Premte ndodhet në fshatin e bukur bregdetar, Lukovë, 20 kilometra nga Saranda.Kisha daton prej vitit 1600 dhe ndodhet në një kodre me pamje nga deti i bukur Jon. Kisha ka gjashtë kolona me harqe.Dikur kisha Shën e Premte Lukovë kishte një kambanë, e cila ishte dhuruar nga mbreti i Napolit në vitin 1695, por u zhduk në vitin 1967, gjatë shkatërrimit masiv të kishave dhe xhamive që u bënë nën regjimin e Enver Hoxhës.

Manastiri Shen Maria Kostar

Manastiri Shen Maria Kostar 12.35 km

Manastiri Shen Maria Kostar ngrihet në anën lindore të qytetit antik të Finiqit. Ndodhet 17 km larg Sarandës.Kisha është ndërtuar brenda një shpelle të natyrshme në malin Kostari. Pjesa veriperëndimore u ndërtua për herë të parë në 1332. Më vonë, në vitet 1690-1770 u unifikua me pjesën tjetër.Është kushtuar Shën Merisë dhe 15 gushti është dita e saj e festimit, duke u kthyer në një pelegrinazh madhështor rajonal.Duke u gdhendur në shkëmb, manastiri mbart një vlerë të madhe dhe të rrallë historike. Kjo ndodh sepse ndër të tjera, gjatë okupimit osman, funksiononte si një shkollë sekrete.Mësuesi i saj i fundit ishte Pilo Papa.

Kisha e Shen Marise Malçan - Finiq

Kisha e Shen Marise Malçan - Finiq 7.68 km

Kisha e Shën Mërisë në Malçan është një tempull i periudhës pasbizantine me karakteristika të veçanta strukturale. Nga lart ngjan me kryq, ndërsa nga anët ngjan me mikrografi të Shën Sofisë të Stambollit. Altari ndriçohet nga tre dritare të vogla dhe është me afreske. Kisha përbëhet nga naosi kryesor dhe narteksi. Naosi është I tipit në formë kryqi me kupolë, me përmasa të brendshme 6,60 x 5,90 m. Brenda ka katër kollona. Në anën lindore naosi lidhet me narteksin. Kisha nuk e ruan datimin, por duke gjykuar nga karakteristikat morfologjikë, arkitektonikë, por dhe nga elementët dekorative, tregon të jetë e periudhës pasbizantine dhe mendojmë të jetë ndërtuar nga fundi I shek. XVI-të, fillimi i shek. XVII-të.

Xhamia e Gjin Aleksit

Xhamia e Gjin Aleksit 12.29 km

Xhamia e Gjin Aleksit ose Xhamia Gjinaleks është një xhami, dhe është monument i trashëgimisë kulturore në Rusan, rrethi i Delvinës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri. Kjo xhami historike është ndërtuar në Shek. XVI. Gjin Aleksi i krishtere ka pasur fëmijen semure dhe e ka lutur Isain alejhis selam për tja sheruar fëmijen dhe Isai alejhis selam normalisht as nuk e degjon dot lutjen e jo me të ketë fuqi ti pergjigjet lutjeve (ai eshte njeri) dhe me pas ka lutur Allahun dhe Allahu ja ka sheruar fëmijen. Ne vend qe te kthehej ne Teuhid ka ndërtuar nje xhami në shenje falenderimi ndaj Allahut dhe ka vazhduar në shirkun e tij. Sipas grekët, xhamia ishte ndërtuar mbi rrenojat e një kishe bizantine. Në oborrin e vet gjenden si një kishë ashtu dhe një teqe. Ky monument kulture është i llojit "Arkitekturë", dhe mori statusin në vitin 1963.

Teqeja- Reshat Dede Baba

Teqeja- Reshat Dede Baba 0.64 km

Teqeja “Reshat Dede Baba" ndodhet në veriperëndim të qytetit Sarandë, në zonën e banuar që njihet me emrin “Baba Rexhepi”. Gurin e parë të ndërtimit të saj e vuri më 4 qershor 2009, Kryegjyshi Botëror Dede Reshat Bardhi. Objekti u ndërtua,në faqen e kodrinës me një pamje panoramike, pranë detit. Teqeja është ndër më të bukurat në aspektin arkitektonik dhe ndër më të mëdhatë për sa i takon planit vëllimor të saj. Ajo ruan elementët bektashian, me dhoma të bollshme, mejdanin, kafeoxhakun, kuzhinën etj. Teqeja ka dhomën muzeale me objekte të shumta origjinale bektashiane, siguruar nën kujdesin e Baba Sadik Ibrokodhelit. Përveç madhështisë arkitekturore dhe elementëve të veçantë dekorativë, prej kësaj Teqeje mund të shijohen pamje mahnitëse të bregdetit të Jonit.