Institucione
SPITALI "PETRO NAKO" / URGJENCA 2.42 km
Spitali “Petro Nako” Sarande funksionon që nga viti 1946, sot me kapacitet 111 shtreter. Spitali Sarande ofron keto sherbime: patologjike, kirurgjikale, pediatrike, laboratorin bio-klinik. radiologji, poliklinike. URGJENCA/ AMBULANCE : 127
BASHKIA SARANDE 2.60 km
Email : kabinet@bashkiasarande.gov.al Tel: 085222380 / 085222799
e-albania 161.46 km
Portali unik qeveritar shumëfunksional e-albania.al administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Portali qeveritar e-Albania është i lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike. Vizioni Të shndërrohet në kanalin kryesor për marrjen e shërbimeve online të administratës publike
Agjensia Shteterore e kadastres 3 km
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) është një agjenci qeveritare shqiptare e krijuar për të trajtuar çështjet e legalizimit, kthimit dhe regjistrimit të banesave dhe të gjitha pronave të paluajtshme në të gjithë territorin e Shqipërisë. Agjencia u formua me ligjin nr.111/2018 të Kuvendit të Shqipërisë që rezultoi në bashkimin e ALUIZNI-t, Entit Kombëtar të Banesave dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Porti Detar Sarande 0 km
Porti i Sarandës është porti i vetëm që shërben në Shqipërinë jugore dhe qytetet Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë. Ky port është një nga atraksionet kryesore turistike në qytet, me një shëtitore të bukur, një terminal me udhëtime ditore në Korfuz për pasagjerët. Për herë të parë në burimet antike qyteti përmendet në shekullin II para Krishtit me emrin Angjismos. Ciceroni, oratori i famshëm romak, që kishte në rrethinat e Butrintit mikun e tij më të afërt, Pompon Atikun, kaloi këndej duke u kthyer nga Butrinti për në Romë. Qyteti duket se ka marrë një rëndësi relative në periudhën e “pax romana”. Straboni, gjeografi i famshëm romak i shekullit I para Krishtit, e përmend si një pikë të rëndësishme tranziti në lidhjet mes Romës dhe Greqisë. Në shekullin IV pas Krishtit qyteti u rrethua me mure mbrojtëse deri në dy metra të trashë. Në brendësi të këtij territori janë zbuluar mbetje banesash, por edhe një bazilikë paleokristiane e shekullit VI-të, me dysheme të zbukuruar me mozaik. Në 414-516 qyteti citohet në analet kishtare bizantine si qendër peshkopate. Në vitin 551, 50 anije të mbushura me gotë të ndodhura nga hordhitë ostrogote të Atilës që vinin nga toka plaçkitën e dogjën Onhesmin dhe Butrintin. Një lulëzim të rëndësishëm qyteti përjetoi në shekullin X, kohë në të cilën u shndërrua në një liman të rëndësishëm të Temës së Nikeas. Në 1034 qyteti pushtohet nga bullgarët, të cilët u detyruan t’ia lëshojnë pas një gjysmë shekulli normanëve të Robert Giuskardit që vinin nga Sicilia. Këta rindërtuan edhe kështjellën. Në shekujt XII-XIII qëndruan për pak kohë edhe venecianët. Osmanët u shfaqën, për tu larguar pesëqind vjet më pas, në 1413. Rrënimin e fundit, si për ironi të fatit, e pësoi nga një sundimtar i famshëm shqiptar, Ali Pashë Tepelena. Në shekullin XIX-të Saranda kishte një zyrë doganore, një karantinë, një zyrë agjencie lundrimi, një han dhe disa lokale të shërbimit. Megjithatë jeta në bregun e mbushur me histori kishte nisur të rilindte. Krijimi i Shqipërisë së pavarur e gjeti Sarandën vetëm me afër 100 banorë. Zhvillimin më të madh duket se e mori në kohën e Mbretit Zogu I, në vitet ‘30 të shekullit XX-të. Gjatë kohës së pushtimit Italian qyteti u pagëzua me emrin “Porto Eda”. Eda ishte vajza e dashur e Mussolinit, por në vitet e komunizmit qyteti mori përsëri emrin Saranda. Tel: 085224475 Email: info@sarandaport.al
Zyra e Informacionit 2 km
Zyra e Informacionit eshte zyre nen juridiksionin e Bashkise Sarande, e cila i vjen ne sherbim te gjithe turisteve qe mberrijne ne qytetin e Sarandes, ne lidhje me asetet e qytetit tone.
:
km
-
-